Apartamenti ku ndodhi vrasja

Kosova & Rajoni

Selanik/ 50-vjeçari vret motrën e tij, telefonon policinë: E mbyta me qese

20 Shtator, 16:40| Përditesimi: 20 Shtator, 16:45

  • Share

Një krim i rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 50-vjeçar ka mbytur motrën e tij dhe telefonoi policinë Greke, për të rrëfyer vrasjen.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi rreth orës 3 të pasdites, në një apartament në Rrugën Aleksandri, në zonën Charilaou.

50-vjeçari, i cili e pranoi krimin, duket se ka përdorur një qese për të mbytur motrën e tij dhe pas aktit të tij telefonon policinë duke i thënë "E vrava motrën time".

Oficerët e policisë që mbërritën në apartament gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare, ndërsa arrestuar autorin 50-vjeçar.

Sipas informacioneve fillestare, burri dyshohet se vuan nga problemet mendore.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?