Tentoi të përdhunonte të renë greke, arrestohet 25 vjeçari shqiptar në Selanik

18 Mars 2023, 14:35| Përditesimi: 18 Mars 2023, 14:45

  • Share

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia Greke, pasi dyshohet se është i përfshirë në tentativë përdhunimi dhe dëmtim të rrezikshëm trupor ndaj një 19-vjeçareje vendase, e cila po trajtohet në një. spital në Selanik.

Konkretisht dhe sipas njoftimit të policisë, pasditen e djeshme, vajza 19-vjeçare ka denoncuar pranë punonjësve të policisë së departamentit të sigurisë së Toumba-Triandria se në orët e para të së njëjtës ditë në zonën e Toumba, 25-vjeçari iu afrua dhe me dhunë fizike tentoi ta përdhunonte dhe t'i merrte çantën e shpinës.

Autori u arrestua menjëherë nga efektivët, pasi u konstatua se më parë kishte kryer akte që cenonin dinjitetin seksual të një shtetasi 22-vjeçar, në një pallat në qendër të Selanikut.

Gjithashtu, gjatë arrestimit të tij u konstatua se ai kishte dhënë të dhëna të rreme identifikimi.

I arrestuari do të dërgohet në organin kompetent, njoftuan mediat Greke.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?