Greqi- Një roje karburanti në Selanik është dhunuar dhe grabitur një ditë më parë, kurse sot (8 Shkurt), policia e vendit fqinj njoftoi se identifikoi 2 autorët e krimit, që janë një shqiptar dhe një grek.
Sot u arrestua shqiptari 31-vjeçar, teksa në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij 26-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në zonën e Stavroupolit dhe në kuadër të hetimeve ka zbuluar edhe detajet e ngjarjes dhe të personit të dytë të përfshirë, i cili është në kërkim.
Dy personat, duke drejtuar një makinë pasagjerësh me targa të vjedhura, kanë shkuar në një pikë karburanti dhe pasi kanë furnizuar mjetin pa paguar me 50 euro karburant, duke përdorur forcën fizike, i kanë marrë shumën prej 900 euro punonjësit, para se të arratiseshin.
Nga pamjet e videove të transmetuara, dallohet momenti kur një prej tyre mban thikën në dorë. Madje sipas mediave ata e kanë lidhur rojën para se të largoheshin.
Pas një kontrolli, oficerët e policisë së Departamentit të Hetimit dhe Prokurorisë për Krimet, Pavlos Melas gjetën dhe arrestuan të huajin 31-vjeçar dhe po kryejnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij grek 26-vjeçar.
I arrestuari ka qenë më herët në prangat e policisë për vepra të ndryshme, si grabitje dhe shkelje të ligjit për drogë, informon media.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm, (04:00), në një pikë karburanti, në rrugën Lagkada, në perëndim të Selanikut.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)