Seleksionimet, Bulku debuton me Kombëtaren U-17 në Kamzë

24 Shkurt 2021, 16:42| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 16:43

  • Share

Trajneri i Kombëtares U-17 Ervin Bulku do të zhvillojë të enjten një seleksionim me lojtarë të vitlindjeve 2005-2006. Ky seleksionim do të kryhet në qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, ndërsa edhe trajneri do të jetë debutues.

Në këtë seleksionim, që starton në ora 10:30 në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, do të jenë të ftuar rreth 45 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin shqiptar.

Synimi i trajnerit Bulku është që evidentojë të gjithë të talentuarit e moshës 16 dhe 15 vjeç e që mund të jenë të vlefshëm për ekipin Kombëtar U-17.

Duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë elementët e perspektivës, stafi teknik do të ketë mundësinë të ndërtojë gradualisht bazat e skuadrës së të ardhmes dhe gjithashtu furnizimi i ekipeve kuqezi të moshave me lojtarë të rinj.

Duke qenë se aktualisht ekipi Kombëtar U-17 nuk ka ndeshje zyrtare të parashikuara, trajneri Bulku po përgatit grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për moshën U-17.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?