Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Selena Gomez, është martuar me producentin muzikor Benny Blanco në një ceremoni të mbajtur në Santa Barbara, Kaliforni.
Në një postim në Instagram, Gomez ndau disa fotografi ku shfaqet me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa Blanco shihet me një smoking të zi elegant. Postimi shoqërohej me datën “9.27.25”.
Sipas revistës prestigjioze Vogue, çifti ka shkëmbyer betimet në prani të rreth 170 të ftuarve, përfshirë këngëtaren Taylor Swift, aktorin Paul Rudd dhe kolegët e Gomez nga seriali “Only Murders in the Building”, Steve Martin dhe Martin Short.
"My wife in real life" (Gruaja ime në jetën reale), ka komentuar Blanco në postimin e bashkëshortes së tij.
Gomez dhe Blanco u fejuan në dhjetor të vitit 2024 pas një lidhjeje 1-vjeçare. Dyshja kanë bashkëpunuar më herët në disa projekte muzikore.
Komente
