Selena Gomez

VIP & Spektakël

Selena Gomez flet për dëshirën e saj për të pasur një fëmijë: Shpresoj që një ditë të bëhem edhe unë nënë

10 Tetor, 17:20| Përditesimi: 10 Tetor, 17:23

  • Share

Selena Gomez ka ndarë me ndjekësit e saj një dëshirë të thellë personale - të bëhet nënë. Në një story të publikuar në Instagram, këngëtarja dhe aktorja festoi rolin e saj në vazhdimin e serialit të njohur “Wizards of Waverly Place”, ku personazhi i saj legjendar, Alex Russo, tashmë është bërë nënë.

“Alex Russo është një nënë. Shpresoj që edhe unë një ditë të bëhem një e tillë,” shprehet Gomez.

 Në vazhdimin e serialit, zbulohet se Alex është nëna e Billie Russo-s, të luajtur nga aktorja Janice LeAnn Brown. Të dyja aktoret kanë folur për marrëdhënien e tyre të ngushtë, brenda dhe jashtë ekranit. “Ishte shumë emocionuese, si për mua ashtu edhe për të,” tha Brown.

Selena theksoi gjithashtu se është lidhur emocionalisht me personazhin e saj dhe se ndihet shumë si Alex edhe në jetën reale. Në një podcast me Jay Shetty, Gomez dhe partneri i saj, Benny Blanco, folën hapur për dëshirën e tyre për të krijuar një familje.

“E dua idenë e të pasurit fëmijë. Më pëlqen t’i bëj të qeshin, janë kaq të ëmbël,” u shpreh ajo.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?