Këngëtarja e famshme, Selena Gomez, së fundmi ka folur për thashethemet që kanë qarkulluar në internet ku thuhej se ajo kishte mosmarrëveshje me Dua Lipën prandaj e kishte bërë ‘unfollow’ në Instagram.
Selena për këtë gjë ka folur pasi u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.
Gomez shpjegoi: “Ishte një aksident. Po pastroja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri në telefon dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n?”, tha Selena, raporton DailyMail.
Menjëherë pas kësaj, Selena ka thënë se ajo e mbështeste Duan në çdo hap të saj, duke treguar edhe njëherë se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.