VIP & Spektakël

Selena Gomez tregon çfarë i pëshpëriti 68-vjeçari në vesh, nuk është aspak e zakontë (FOTO)

13 Qershor 2019, 12:50| Përditesimi: 13 Qershor 2019, 12:53

  • Share

Aktorja Selena Gomez parakaloi për herë të parë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës krah aktorit të njohur 68-vjeçar Bill Murray.

Bëri bujë në media afrimiteti mes tyre si dhe më pas deklarata eaktores se do të martoheshin. Në rrjet qarkulloi një foto ku u pa se 68-vjeçari i pëshpërishte diçka në vesh.

Së fundmi, pikërisht për këtë rast, ajo ka qenë e ftuar tek Jimmy Fallon ku ka folur edhe për foton e famshme që bëri xhiron e rrjetit në tapetin e kuq të Kanës.

Teksa pa këtë foto, Selena pranoi se është pozë shume e çuditshme, por nuk kishte asgjë me rëndësi në atë që folën. “Ai po më thoshte gjëra qesharake. E dinit që është shumë i çuditshëm? Në një moment të thoshte një kompliment, ndërsa pas pak pyeste me gjithë seriozitetin: “Nga ishe ti?”-u shpreh ajo.

Selena tregoi ndër të tjera se eksperienca me ikonën e kinematografisë e ka bërë të ndihet e nderuar dhe ky film është një sukses dhe një punë shumë e rëndësishme për të.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?