Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje kryeministri Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e demokratëve.
Ai tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet nga policë dhe se këto janë provokime të ulëta që nuk i shërbejnë askujt.
“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush. T'i lënë këto provokime te ulëta se nuk i shërbejnë njeriu.”, tha Këlliçi.
Lajmi kryesor:
Frikë për trazira?! Policia rrethon selinë blu! Berisha për 'Report Tv': Godina është e PD, jo e Bashës! Paloka dhe Boçi: Nuk marrim asgjë me dhunë
J.GJ.//ReportTv.al