Stadiumi "Selman Stërmasi"

‘Selman Stërmasi’ si ‘Big Brother’, instalohen 30 kamera sigurie me kërkesë të policisë

1 Mars 2019, 15:57| Përditesimi: 1 Mars 2019, 16:00

  • Share

Stadiumi “Selman Stërmasi” do t’i ngjajë mbrëmjen e sotme një shtëpie si ajo e “Big Brother”. Arsyeja është se në impantin e kryeqytetit ku do të luhet derbi Tirana-Partizani janë instaluar rreth 30 kamera sigurie me kërkesë të policisë së shtetit.

Çdo cep I stadiumit do të jetë I monitoruar, duke filluar nga portat të cilat do të futen tifozët. Jashtë mbikëqyerjes nuk do të mbetet as tribuna, dhomat e zhveshjes apo zona miks e stadiumit.

I gjithë ky mobilizim vjen pas incidentit që ndodhi ndeshjen e javës së kaluar mes Partizanit dhe Flamurtarit, ku fotografi I klubit vlonjat u godit nga disa tifozë të kuq. Gjithashtu një tjetër arsye është edhe numri i lartë I tifozëve që do të jenë në derbi, rreth 9 mijë.

Edhe pse do të qëndrojë jashtë stadiumit, prezent do të jenë edhe 400 forca policie, ndërkohë që 300 të tjerë do jenë në gadishmëri. Për të ruajtur qetësinë brenda stadiumit klubi i Tiranës që në këtë rast është pritës ka organizuar 100 forca të policisë private.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?