Dosje

Selman Stermasi, si ia vranë futbollin që kishte dhënë çdo gjë për të! Rrëfehet në 'Esencë' nipi i tij Armando Babani

23 Maj, 22:11| Përditesimi: 23 Maj, 22:28

  • Share

Selman Stermasi, jeta e një personaliteti që dha çdo gjë për shpirtin e Tironës dhe për futbollin ‘bardh e blu’!

Rrëfehet në Esencë nipi i Selman Stermasit, fotoreporteri i njohur Armando Babani.

Emisioni Esencë vjen çdo të premte, ora 21:00, në Report Tv.

Eljan Tanini: -Në një bashkëbisedim të rrallë mes objektivit dhe historisë, fotoreporteri i njohur Armando Babani na fton të zbulojmë jetën dhe trashëgiminë e Selman Stërmasit, një prej figurave më të ndritura të futbollit shqiptar dhe themelues i Sportklub Tiranës. Përmes një lenteje që kap më shumë se imazhe, Babani sjell rrëfimin pamor dhe emocional për njeriun që nuk ishte thjesht një sportist, por një simbol i pasionit, përkushtimit dhe vizionit për sportin shqiptar. Më trego pak më shumë për gjyshin dhe gjyshen?

Armando Babani: -Është e hera e parë që në një studio televizive nuk flas për punën time por për gjyshin tim Selman Stermasi. Selman Stermasi gjyshi im ka ndërruar jetë në vitin 1976, kur unë isha vetëm 13 vjeç. Nga nëna unë jam tirons, nga baba korçar. Gjyshes nga mami i thosha Nona, nga babi Nëna. Selman Stermasi ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, kishte sëmundje në veshka. Gjyshja ndërroi jetë përpara 2 vitesh, ajo thirrej si Nona e Tironës.

Ajo thoshte se këtu më keni mua deri në 114 vjeçe, ndërroi jetë 103 vjeçe. 114 kishin jetuar njerëzit e saj të afërm.

Eljan Tanini: -Si nisi të ndryshonte ai stadium në raport edhe me emrin e gjyshit tuaj dhe si të duket sot projekti ri? Më thuaj diçka më shumë për mirëpritjen tironse ndaj futbollit?

Armando Babani -Stadiumi Dinamo është quajtur Selman Stermasi në demokraci. Nuk më takon mua të them nësë projekti i ri i Stadiumit Selman Stermasi është i mirë apo i keq. Për ditën e themelimit të Sport Klub Tironës, gjyshja ime ka qepur flamurin e tyre. Shtëpia e tyre ishte bazë për të gjithë sportdashësit, sepse na kishin sjellë edhe televizor, e solli nga Italia Riza Lustra.

Nona ka qenë një grua me zemër të madhe, ajo gatuante edhe për të gjithë ekipin. Nona thoshte shpesh: Eh mi non, jemi derë e madhe ne! Por kur je i vogël nuk e kupton dot këtë fakt.

Eljan Tanini: -Çfarë ndodhi me gjyshin pas vitit 1944? Kur u përjashtua nga futbolli?

Armando Babani: -Gjyshi u internua nga italianët ne Burgun e Ventimiglia-s, për ta ishte antifashist. Kur erdhën komunistët këtu në pushtet e quajtën fashist. Nuk mund të themi përjashtim. Mbaj mend një ditë se po ai qante. Nona më ka thënë se nuk i kishin dhënë biletë, nuk i kishin dhënë biletë për në stadium, ia dha më pas Fatmir Frashëri biletën për ndeshjen me Ajaksin. 

Eljan Tanini: -E internuan apo e përjashtuan?

Armando Babani: -Selman Stermasin gjyshin tim e çuan në Misto Mame, ngarkim shkarkim! Atje doli në pension. Nona ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare, kur përmendje Selmonin për të çdo gjë ndryshonte, hapej. Kur ndërroi jetë Nona, Bixhi i famshëm më dha një flamur të vogël me të gjitha firmat e lojtarëve. Nona thoshte se shtëpia jonë është e dyta me dy kate e madhe në Tironë, e dyta e ndërtuar.

Dëshira ime e madhe ende është që të fitojë Tirona, kam edhe shumë respekt për tifozët që e nderojnë ende gjyshin tim.

Eljan Tanini: -Ke luajtur tur futboll apo ke fotografuar më shumë futboll?

Armando Babani: -Nuk kam qenë kurrë tip sportiv në jetën time. Çdo gjë ndërkombëtare që ka ndodhur në Shqipëri e kam fotografuar unë. Shumë njerëz e ngatërrojnë se kujtojnë që ti shkon në Gjermani për para, unë vajta atje për ëndrrat e mia profesionale.

Por kush ishte në të vërtetë Selman Stermasi, ose energjia e mirë e futbollit dhe sportit shqiptar?

Selman Stërmasi është një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, me një jetë të pasur në arritje dhe kontribute të shumta.

Ja disa fakte interesante nga jeta e tij:
1.         Pionier i sportit shqiptar. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1925, u bë anëtar i komitetit ekzekutiv të Shoqatës Sportive "Agimi". Ishte iniciator i një sërë ndryshimesh në Sportklub Tirana.
2.         Studime i kryen në Itali. Në vitin 1928, Stermasi shkoi në Romë për të studiuar në Akademinë e Edukimit Fizik për Meshkuj, një institucion i rëndësishëm në atë kohë.
3.         Kampion në atletikë. Në vitin 1934, ai vendosi një rekord kombëtar në kërcimin së larti me një rezultat prej 1.71 metrash, duke treguar talentin e tij edhe jashtë fushës së futbollit.
4.         Transferime të ndershme. Në vitin 1939, ai ndërmjetësoi transferimin e lojtarëve Riza Lushta dhe Naim Kryeziu në klubet italiane Bari dhe Roma. Megjithëse iu ofrua 60% e tarifave të transferimit, ai i refuzoi këto para, duke ia lënë të gjitha lojtarëve për të ndihmuar në vendosjen e tyre në Itali.
5.         Kontributi gjatë Luftës së Dytë Botërore.  Gjatë luftës, Stermasi u arrestua nga autoritetet italiane në vitin 1942 për aktivitetet e tij kundër regjimit fashist.
6.         Mikpritës i futbollistëve. Shtëpia e tij në Tiranë shërbente si një vend mikpritës për lojtarët, duke ofruar strehim dhe ushqim për futbollistët e Tiranës dhe ata nga rrethet.
7.         Nderimi pas vdekjes. Pas vitit 1990, stadiumi "Dinamo" në Tiranë u riemërua në "Stadiumi Selman Stërmasi" në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në futbollin shqiptar.

Këto fakte tregojnë përkushtimin dhe pasionin e Selman Stërmasit për sportin dhe vendin e tij, duke e bërë atë një figurë të paharrueshme në historinë e futbollit shqiptar.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?