Sociale

Semani çel sezonin veror, ministri Balla fton shqiptarët e Kosovës e Maqedonisës së Veriut ta vizitojnë

25 Maj 2024, 12:56| Përditesimi: 25 Maj 2024, 15:28

  • Share

Këtë fundjavë është çelur zyrtarisht me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike, sezoni turistik veror në Seman të Fierit.

I pranishëm ishte edhe deputeti i zonës Taulan Balla, njëkohësisht Ministër i Brendshëm. Balla tha se Shqipëria çdo vit e më shumë po merr certifikatën si një destinacion turistik i sigurt, ndërsa përmendi edhe disa nga bukuritë që e karakterizon këtë bregdet.

"Në Fier mund të gërshetosh edhe vizitën në  site turistike përfshirë dhe Apolloninë. Ftesa ime për të gjithë shqiptarët qofshin ata që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Preshevë është që gjatë planit për të vizituar Shqipërinë ndaloni dhe në Seman dhe në Fier" tha Balla.

Bashkia Fier përfshin 4 plazhe Semanin, Darëzezën, Pishporon dhe Asturkasin me një vijë bregdetare 27 km dhe përbëhet nga plazhe të virgjëra me rërë kurative.

S.G/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?