Semi dhe Beatrix janë përballur sot për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. Të dyja kanë qenë të ftuara në spektaklin e sotëm të “BB VIP” në studio për të qëndruar në panelin e banorëve të eliminuar, por ajo çfarë u vu re ishte se vajzat janë ulur larg njëra-tjetrës, në dy skajet e panelit.
Kujtojmë se dy këngëtaret fillimisht kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’. Pas largimit të Semit nga gara lindën shkëndijat e para midis Beatrix dhe aktorit të humorit, të cilët krijuan më vonë një lidhje dashurie.
Semi nuk e ka pritur mirë këtë gjë, për shkak të shoqërisë së saj të ngushtë me Bora Zemanin, ish të dashurën e Donaldit.
Ajo e ka hequr nga lista e personave që ndjek në “Instagram” dhe shpesh herë e ka thënë publikisht se nuk e mbështet lidhjen e tyre.