Këngëtarja Semi Jaupaj nuk ka munguar në festivalin ‘Sunny Hill’, ku për 3 ditë kanë performuar emra me famë botërore.
Mes tyre edhe këngëtari italian Tananai, mik i reperit Fedez. Semi ka publikuar një fotografi pranë Tananai dhe shkruan: “Ne të dy jemi martuar por ky akoma nuk e di, pastaj është dhe Fedez i martuar me Chiaran”.
Ndërsa nuk mungoi komenti i Bora Zemanit, mikeshës më të mirë të Semit.
“Ma mbaj mirë gocën ore“- shkruan Bora ku edhe i ka bërë tag këngëtarit të njohur Tananai.
Kujtojmë se Semi ka qenë në një marrëdhënie dashurie disa vjeçare me këngëtarin Bojken Lako.