Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së/ Njësisë për Çështjet Strategjike të Policimit dhe Programit Ndërkombëtar të Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, po organizon një seminar dyditor rajonal sa i përket lidhjeve mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm.
Seminari do të zhvillohet edhe nesër më (11 shtator) në Durrës, seminari po zhvillohet me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Policia e Shtetit Shqiptar, së bashku me përfaqësues të forcave policore nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, si dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Pjesëmarrësit po diskutojnë mbi prirjet më të fundit kombëtare dhe rajonale që po shfaqen në trafikun e paligjshëm të drogës dhe kërcënimet e lidhura me pastrimin e parave, vrasjet me pagesë, zhvatjen dhe forma të tjera të rënda të dhunës.
Veprimtaria siguroi një platformë për shkëmbimin e informacionit dhe praktikave të mira, me synimin forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e hetimeve të përbashkëta penale. Duke shërbyer për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, kjo nismë synon të luftojë me më tepër efikasitet veprimtarinë e organizatave vendore dhe ndërkombëtare kriminale të drogës që veprojnë në Ballkanin Perëndimor.
Komente
