Sociale

Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Ndalohet shitja e mishit

28 Dhjetor, 15:28| Përditesimi: 29 Dhjetor, 11:10

  • Share

Lezhe- Një tjetër vatër shfaqet me sëmundjen e Murtajës Afrikane të derrave në Lezhë. Pas rastit në Malin e Rrencit në nëntor, në 25 dhe 26 dhjetor sëmundja prek edhe derrat në Ishull-Lezhë.

Mbi 50 derra kanë ngordhur në këtë zonë dhe janë groposur nga autoritetet e veterinarisë dhe ferma e prekur u fut në karantinë. Megjithatë në këtë fermë të prekur janë asgjësuar e gjithë tufa prej 130 krerësh. 

Ministria e Bujqësisë urdhëroi ndalimin e shitjes së mishit të derrit dhe kafshës së gjallë në mjedise të hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në të gjithë territorin e Bashkisë së Lezhës. Vatra e identifikuar ndodhet pranë zonës së banuar ku janë shumë familje që mbajnë derra. Grupet e Shërbimit Veterinar në Lezhë vijojnë monitorimin e zonës që të parandalohet përhapja e sëmundjes. Murtaja afrikane e derrit u shfaq për herë të parë në Lezhë në fund të nëntorit në zonën e Malit të Rrencit në Shëngjin ku u konstatuan 10 derra të ngordhur, kryesisht të egër.

Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun. Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri tani nuk ka asnjë rast të transmetimit të sëmundjes nga kafsha tek njeriu, apo nga derrat në kafshë të tjera.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?