Acidi urik është një lëndë e mbetur e trupit që zakonisht gjendet në gjak dhe formimi i tij varet nga zbërthimi i kimikatit të quajtur purina. Normalisht, acidi urik tretet me gjakun, arrin në veshka dhe kalon nëpër trup me urinë. Megjithatë, kur ka një formim të tepruar të purinës ose kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, acidi urik qëndron në trup. Shumë acid urik në trup mund të çojë në një gjendje të quajtur hiperuricemia. Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në formimin e kristaleve të acidit urik, të cilët vendosen në kyçe dhe shkaktojnë një formë të dhimbshme të artritit. Këto kristale mund të vendosen dhe në veshka, duke çuar në gurë në veshka. Gjithashtu acidi i lartë urik i patrajtuar mund të çojë në sëmundje të rënda të veshkave, zemrës, diabetit, etj. Në "Rreze Dielli" në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë simptomat paralajmëruese që lidhen me këtë gjendje shëndetësore dhe mënyrat e trajtimit alternativ.
“Format e shfaqjes janë dy, primare ku sëmundja është e vetme dhe sekondare, ku lidhet dhe me sëmundje të tjera. Kjo problematikë prek me së shumti meshkujt sesa femrat” thekson Merja. Simptomat e acidit urik janë: dhimbje kyçesh, enjtje e radiokarpaleve, enjtje e metatarseve falangial te gishti i madh, skuqje e pjesës helikse të llapës së veshit, urinim i shpeshtë, formim gurësh në veshka, enjtje e dhimbje në pjesën e pasme të patellës, kupës së gjurit ose anash saj.
Faktorët që nxisin zhvillimin e sëmundjes sipas Ylli Merjas janë kequshqyerja the obeziteti, hipertiroidizmi, hiperkolesterolemia, psoriasis, trashëgimia gjenetike, stresi, niveli i lartë i purinave, nukleotidet, që ndodhen tek të brendshmet e kafshëve, mishi i kuq, frutat e detit, pijet alkolike, sheqernat, etj. Ushqimet dhe trajtimet që amortizojnë sëmundjen:
- Minimizojmë produktet shtazore që përmbajnë purina të larta si të brendshmet e bagëtive, truri, mishi
- Minimizojmë frutat e detit
- Minimizojmë produktet bujqësore që përmbajnë shumë purina: tërshëra, fiku, rrushi, kumbulla, kafeja
-Të përdorim bulmet, drithëra, bishtojore, arroret
- Të përdorim çajra mjekësore që pastrojnë veshkat dhe largojnë kriprat nga trupi: dëllinja e kuqe dhe e zezë, çajra me fier guri, mustaqe misri, mështekna, mersina, rrushi i ariut, lule akja, të cilat largojnë kriprat e acidit urik nga gjaku
- Çajrat me kamomil, valerjana, bar blete, lule bliri, lule basani, qetësojnë dhimbjet në kyçe
- Përdorimi i vajrave bimore që zbusin artikulacionet, vajrat qetësues të dhimbjeve: bar blete, dafinë, harmonia
- Sallata Lasadori ndikon në largimin e acid urik
“Uricemia e lartë nëse nuk trajtohet çon në shumë problematika të tjera shëndetësore dhe komplikacione si: hiperinsulinemi, rritje e diabetit, hipertension arterial, rritje të yndyrnave në gjak, sëmundje reumatizmale, obezitet” thekson Merja.
Në studion e “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep disa trajtime alternative të cilat kanë rezultuar tepër efikase.
- Vendosim kyçet në ujë të ngrohtë me kripë dhe sodë buke për 10-12 minuta, 1 herë në ditë
- Vendosim mbi kyçin që dhemb garzë të lagur me uthull molle 10-12 minuta, 2 herë në ditë
- Vendosim vajin Reumer dhe bëjmë masazh 8-10 minuta, 2 herë në ditë
- Për të qetësuar dhimbjet mbështjellim kyçin me lakër të grirë 50-100 gr, 1 kokërr patate të freskët dhe 1 lugë çaji kripë. E lëmë 4-5 orë
- Nëse duam të largojmë acidin urik brenda 3-4 ditëve veprojmë kështu: Marrim një gjethe nga kulperi i zi (klematis vitalba - barishte lypësi) e vendosim mbi guten, fillon të djegë, e heqim gjethen pas 15-20 minuta. Formohet një plagë me diametër 1-1.5 cm, nga ku lëngu rrjedh për 4-5 ditë. Plaga mjekohet dhe mbyllet lehtë për 4-5 ditë.