Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Koço Devole. Për të ky lajm i hidhur përcjell shumë trishtim.
"Sa shumë trishtim nga ky lajm! Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!
Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe", shkruan Meta.
Lajmi kryesor: