Numri i të sëmurëve me zemër është rritur nga viti 2020 deri në vitin 2023 Shkaqet janë të shumta, por mjekët specialistë të Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, thonë se nuk është rastësore që rritja me kardiopati ka avancuar pas pandemisë së COVID-19. Por më shqetësuese është se kardiakët po shtohen ndjeshëm tek moshat e reja, 25-vjeçarë që kanë kaluar infarkt të miokardit apo dhe simptoma më të lehta si takikardi.
Sipas mjekes kardiologe Alma Mijo moshat e reja janë paraqitur me probleme serioze dhe ndër shkaqet është konsumimi i lëndëve psikotrope apo mënyra e ushqyerjes dhe stili i jetesës me mungesë të aktivitetit fizik.
Në Gjirokastër është shtuar numri i personave që përfitojnë pension të invaliditetit pikërisht për shkak të rasteve të rënda që paraqiten me sëmundje kardiovaskulare.
Në raport me vitin 2020, në vitin 2023 në Gjirokastër janë shtuar me 30% rastet e aplikimeve për përfitim të pensionit të invaliditetit dhe në 90% të rasteve janë pacientë që kanë kaluar koronavirusin pa dallim moshe. Ndërsa numri i personave që janë prekur me sëmundje kardiake ka pasur një rritje gati 20%.
ka shum mundesi qe te jen edhe ushqimet e skaduara qe korrupsioni lejon shitjen , natyrisht me shtrenjt se gjith europa
Përgjigju