Sëmundjet e tiroideve/ Mjeku: Gratë më të rrezikuarat! Ja arsyet… (VIDEO)

20 Shkurt 2020, 12:10| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 12:25

  • Share

Është cilësuar si ‘dirigjente’ e organizmit, pasi tiroidja ëshë gjendra më e madhe që prodhon hormone në trupin tonë dhe që ka ndikim të rëndësishëm në të gjitha indet e trupit duke ndihmuar zhvillimin mendor dhe fizik gjatë periudhës embrionale dhe në etapat tjera të jetës.

Çdo çrregullim në gjëndrën tiroide mund të ketë ndikim negativ në tërë organizmin, sistemin skeletor, funksionin e zemrës, sistemin e tretjes etj.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji ka folur për patologjitë që prekin më shumë tiroidet duke sqaruar disa nga pikëpyetjet më të rëndësishme rreth kësaj gjendre që shpesh ka ndikim shumë të madh në organizëm.

Sipas tij, gratë janë më të riskuarat dhe rendit disa nga arsyet përse ato janë më të predispozuara për tu prekur nga patologjitë e ndryshme të tiroideve.

Sëmundjet e tiroides zakonisht janë të lidhura me sëmundjet auto-imune të organizmit, sëmundje kur organizmi lufton ‘vetveten’. Por sistemi ynë imunitar ka 3 barriera që mbrojnë organizmin. Kur kalohen këto 3 barriera, preket sistemi imunitar. Shtatëzanitë psh janë një faktor që modifikojnë  sistemin imunitar. Prandaj dhë gratë janë më predispozuara që të preken nga tiroidja, pasi hormonet e riprodhimit te femrat janë shumë të lidhura me hormonet e tiroideve. Dhe sa më shumë probleme të kenë gratë aq më shumë e ‘vuan’ dhe tiroidja.

Ekspozimet dhe mbrojtja e pakët e zonjave është po ashtu një tjetër arsye. Në moshat e treta sëmundjen e tiroides i prekin më shumë gratë. Raporti me meshkujt është 4 me 1.” thotë mjeku Dashamir Gjergji.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?