Sëmundjet e zemrës mbeten kërcënimi më serioz për shëndetin e shqiptarëve, duke u renditur si shkaku kryesor i vdekjeve gjatë vitit 2024, sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT.
Lidhur me këto të dhëna, në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’, mjekja Aurora Dollenberg tha se mosha e pacientëve që preken nga sëmundjet kardiovaksulare ka rënë në Shqipëri, ku ka edhe 30 vjeçar që paraqiten në urgjencë.
‘Sëmundjet kariovaskulare, janë ato që janë më të përhapura edhe në Shqipëri. Që nga diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut i kombinuar edhe me moshën e avancuar, bënë që zemra të humbas funksionin e saj popmpues. Mosha që preken pacientët nga sëmundjet kardiovaksulare ka rënë, edhe për Shqipërinë edhe për Europën. Më para fillin sëmundjet kardiovaskulare, kur personi dilte në pension dhe sot shohim që edhe 30 vjeçar vijnë në urgjencës me infrakt’, tha ajo.
Mjekja tha se shkaktarët kryesor të rritjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë janë ushqimet e përpunuara dhe mungesa e aktivitetit fizik
‘Stili i jetesës dhe dieta ushqimore dhe mungesa e sportit, ka një ndryshim radikal të stilit të jetesës. Janë fast-food-et, ushqimet e shpejta, yndyrat industriale ato që se kanë burimin bimor por janë yndyra të përpunuara në fabrika të mëdha që ndikojnë. Para shumë vitesh kishte ushqime bio në Shqipëri dhe dita niste me gjimnastikë, pa obezitet dhe pa sëmundje shoqëruese. Niveli i vdekshmërisë është rritur me 30 për qind krahasuar me 50 vite më parë, për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare’, tha ajo.
Ajo tha se qytetarët duhet që të merrem me aktiviteti fizik dhe të menaxhojnë stresin.
‘Mosha 40 vjeç e sipër përveç atyre që mund të jenë gjenetike, por edhe gjeni i trashëguar nuk shfaqet në moshën adulte dhe manifestimi i këtyre sëmundjeve vjen, sa hamë sa lëvizim dhe si e menaxhojmë stresin. Çdo mëngjes mirë është që të bëhet 10 minuta gjimnastikë për qarkullimin e gjakut, ne duhet që të integrojmë po ashtu vajin e ullirit dhe frutat e stinës si edhe menaxhimin e stresit’, tha ajo.
Komente
