Sëmuret biznesmeni që mashtroi oficerin, shtyhet seanca për babain e ish zv/ministres së LSI

4 Prill 2019, 20:12| Përditesimi: 4 Prill 2019, 20:17

  • Share

Është shtyrë për ditën e sotme seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për biznesmenin me inicialet S.Sh, të arrestuar për akuzën e mashtrimit me shitjen e apartamenteve në një pallat në afërsi të  prokurorisë së Tiranës. Shkak për shtyrjen mësohet të jetë bërë gjëndja shëndetësore e biznesmenit S.Sh, i cili rezulton të jetë dhe babai i ish-zv/ministres së Ekonomisë në qeverisjen “Rama 1”, e cila përfaqësonte partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ditën e sotme prokurori i çështjes Kasëm Berberi ishte përgatitur për të kërkuar në gjykatë masën e “arrestit në burg” për S.Sh, por siç duket frika nga izolimi në qeli, ka sjellë probleme me zemrën për 66-vjeçarin e arrestuar për mashtrim. Ai është nxjerë me urgjencë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke e shtruar në ambjentet e një spitali në Tiranës, ku vijon të mbahet nën trajtim mjekësor. Por me sa duket gjendja shëndetësore e biznesmenit S.Sh, do jetë dhe argument kryesor i avokatëve mbrojtës, të cilët pritet ti kërkojnë gjykatës së Tiranës një masë sigurimi më të butë. Pritet që seanca kundër biznesmenit të ndërtimit të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e spitalit ku qëndron i shtruar S.SH. Mes shumë personave të mashtruar nga S.Sh., janë pronarët e tokës ku është ndërtuar pallati në zonën e “Brakës”, afër prokurorisë së Tiranës është dhe një oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Shqiptarja.com” mëson se oficeri i mashtruar nga S.Sh, është Franko Marko, i cili rezulton se në 25 mars 2019 ka depozituar një kallëzim penal në policinë e Tiranës, duke deklaruar se biznesmeni S.Sh, i ka përvetësuar me anë të mashtrimit shumën prej 75 mijë euro. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit në datën 10 dhjetor 2014 dhe në 19 dhjetor 2017 ai i ka dhënë hua pa interes biznesmenit S.Sh, përkatësisht shumat 40 mijë euro dhe 35 mijë euro, për një periudhë një vjeçare, për shkak se S.Sh i ka deklaruar se kishte nevojë për likujditet të punimeve që po kryente tek pallati në zonën e Brakës.Por S.Sh nuk ka qenë në gjendje t'ia kthejë shumën e parave dhe pasi kanë diskutuar dhe rënë dakord, mes Markos dhe S.Sh është lidhur një kontratë noteriale sipas të cilës S.Sh, administrator i kompanisë “A-A Konstruksion”, për shuarjen e detyrimit do t’i kalonte në pronësi dy apartamente banimi me sipërfaqe prej 102 metra katrorë secili, që ndodheshin në pallatin që po ndërtonte kjo shoqëri në rrugën “Haxhi Dalliu”.

Por në vitin 2017 oficeri Franko Marko, ka mësuar prej pronarit të tokës ku ndërtohej pallati se për apartamentin e banimit në katin e dytë, për të cilin kishte lidhur kontratë me biznesmenin S.Sh, dhe ai, si pronar i tokës, kishte kontratë me shtetasin S.Sh.

Nisur nga kjo situatë por edhe pas bisedës që ka bërë me ish-pronarin e truallit, oficeri i policisë Franko Marko, i kanë lindur dyshime se biznesmeni S.Sh e ka mashtruar. Për të verifikuar çdo dyshim Marko ka shkuar dhe ka kryer verifikime pranë hipotekës së Tiranës dhe ka konstatuar se të dy apartamentet e banimit, për të cilat ai kishte lidhur kontratë me biznesmenin S.Sh, ishin shitur nga babai i ish-zv/ministres tek persona të tjerë disa herë. 

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?