Rita Ora

Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Hungari

28 Korrik, 15:30| Përditesimi: 28 Korrik, 15:36

  • Share

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora ka anuluar performancën e saj në skenën e “Campus Festival” në Hungari, për shkak të një problemi shëndetësor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale artistja rrëfyer arsyet e anulimit të koncertit.

“Sinqerisht, ju kërkoj shumë falje për këtë zhvillim të papritur, por fatkeqësisht nuk mund të dal sot në skenën e “Campus Festival”. E kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, ndaj më duhet të pushoj dhe të ndjek këshillat e mjekëve. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje dhe jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin,” shkroi ajo  në Instastory.

Prej disa kohësh Rita ka qenë e angazhuar në një tur koncertesh nëpër Europë, ku protagonizmi i saj i fundit ishte në festivalin “As young as vilnus” në Lituani.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?