Senati akademik rrëzon vendimin e Mynyr Konit, kthen në detyrë Majlinda Ketën! Reagon rektori: Akt nul

22 Maj 2020, 14:38| Përditesimi: 22 Maj 2020, 16:06

  • Share

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Rektorit të UT, Mynyr Koni shkarkimin nga puna të Majlinda Keta kryetare e KIZ si dhe të personelit akademik, Bernard Dosti, Oriona Muccollari, Ardian Doka dhe Eglantina Gishti.

Sipas Senatit, referimi në Kodin e Punës nuk ka revelancë ligjore për punësimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës për personelin akademik, i cili rregullohet nga Ligji i Arsimit të lartë dhe Senati i UT.

Gjithashtu në vendimin e tij Senati shprehet se Zgjedhja e KIZ të ri do të bëhet mbas përfundimit të procesit zgjedhor në UT.

Më herët Koni e ka argumentuar shkarkimi e Majlinda Ketës dhe anëtarëve të tjerë të KIZ për shkak të shkeljeve flagrante të ligjit dhe mosrealizimit të urdhrave të tij përgjatë periudhë së pandemisë, Covid-19.

Pas mbledhje së senatit akademik ka reaguar sërish Koni me një letër të hapur drejtuar personelit akademik dhe UT ku shpjegon se marrja e një vendimi të tillë nuk është kompetencë e senatit akademik dhe se mbledhja e organizuar është e paligjshme. Si rrjedhim sipas Konit akti dhe vendim i nxjerrë është i paligjshëm, nul dhe i pazbatueshëm.

Beteja në universitetin e Tiranës ende vijon, ndërkohë që ministrja e arsimit ende nuk ka nxjerrë një datë të re për zgjedhjet në universitet.

Vendimi

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?