Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

Senati i UT: Shtyhet afati për tarifën dhe bursat! Rama: Të nisë mësimi një orë e më parë, kërkesat do realizohen

14 Janar 2019, 16:03| Përditesimi: 14 Janar 2019, 16:29

  • Share

Senati i Universitetit të Tiranës përmes një deklarate të shpërndarë për mediat garantoi zëvendësimin e orëve të humbura nga protesta e studentëve si dhe duke garantuar të drejtën e tyre për të protestuar. Në një deklaratë prej gjashtë pikash, Senati i UT thekson se do garantohet plotësimi i programit mësimor për vitin akademik 2018-2019, shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave dhe shtyrjen e procedurave të marrjes së dokumentacionit për përfitim burse.  

Deklaratë e Senatit të UT

Pas kësaj deklarate të Senatit të UT, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se përshëndet qëndrimin e senatit akademikt të UT, ndërsa thekson se shumicës së studentëve duhet të t'i garantohet një orë e më parë procesi mësimor, i cili sipas tij po pengohet brutalisht. 

Reagimi i Ramës:
Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT.Uroj që t'i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht.Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre.Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet MeStudentët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?