Mbrëmjen e djeshme, senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur ndaj ish-presidentit Donald Trump, duke u bërë kështu i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Menaxherët të emëruar nga Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje.
Ndaj ish-presidentit rëndon akuza është nxitja e dhunës, përmes retorikës së tij që rezultoi në sulmin e përgjakshëm në ndërtesën e Kongresit më 6 janar. Për të vërtetuar akuzën Senati do të duhej të votojë me të paktën 2/3 e anëtarëve, ose të 50 demokratët dhe 17 republikanë për ta shpallur Trump fajtor.
Një procedurë e ngjashme u krye për gjyqin e parë ndaj Trump vitin e kaluar. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen. Gjyqi ndaj tij do të fillojë zyrtarisht në 8 Shkurt, duke i dhënë atij mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.
Në kohën kur menaxherët po dorëzonin kërkesën e tyre, në Senat presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se procedura e fajësimit të Biden duhet të vazhdojë më tutje edhe dhe u shpreh i bindur se do të jetë pothuajse e pamundur që 17 senatorë republikanë të bashkohen me demokratët. Ai theksoi se Senati ka ndryshuar shumë që në kohën kur ai ka qenë pjesë e Senatit por nuk e besoj se do të ketë ndryshuar aq shumë.
Trump në pritje të gjyqit ndaj tij gjendet në Florida dhe në deklaratën e tij të fundit ai siguroi mbështetësit e tij se do të kthehej sërish, pa treguar formën sesi.