Senati amerikan

Senati shmang sërish mbylljen e Qeverisë amerikane

23 Mars, 11:17| Përditesimi: 23 Mars, 11:19

  • Share

Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane.

Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim.

Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare.

Ligjvënësve amerikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes në vitin e ri fiskal për të përmbylluar pothuajse gjithë buxhetin për shpenzime.

Kombinimi i dy pakove financiare për shpenzime lë të kuptohet se buxheti amerikan për këtë vit do të jetë rreth 1.66 trilion dollarë.

Aty nuk përfshihen fonde për zvogëlimin e borxhit shtetëror.

Në asnjërën prej pakove nuk është përfshirë ndihma ushtarake në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën, e cila ka nisur të vërejë mungesën e municioneve, teksa lufton pushtimin rus, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Republikanët konservatorë janë duke e bllokuar ndihmën, me arsyetimin se duhet zbatuar politika më të ashpra për migrantët në kufijtë amerikanë./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?