Senatori John McCain

Bota

Senatori amerikan John McCain i dorëzohet sëmundjes së rëndë, merr vendimin drastik

24 Gusht 2018, 19:20| Përditesimi: 24 Gusht 2018, 21:09

  • Share

Senatori amerikan John McCain, i cili u diagnostikua me kancer në tru vitin e kaluar, ka marrë vendimin që të ndërpresë çdo trajtim mjekësor.

Lajmin për vendimin e tij,e dha vetë familja e senatorit me anë të një postimi në Twitter.

Familja jonë është jashtëzakonisht mirënjohëse për mbështetjen e të gjithë dashamirësve të tij. Zoti ju bekoftë dhe ju falënderoj të gjithëve.

Shkruan familja në Twitter

Udhëheqësit e Kongresit reaguan menjëherë ndaj deklaratës, duke e cilësuar lajmin si shumë të trishtë.

Më herët McCain shprehej se ishte shumë i lumtur me jetën e tij dhe me çdo gjë që ka qenë në gjendje të bëjë.

Unë jam në gjendje të festoj dhe të jem shumë i lumtur sepse kam pasur një jetë të mrekullueshme dhe do të jem mirënjohës për të gjithë kohën që më ka mbetur.

John McCain

McCain, 81 vjeç, u diagnostikua me kancer në korrik të 2017.  Ai u largua nga Uashingtoni në dhjetor, por sërish ka mbetur një figurë politike mjaft aktive.

81-vjeçari është i njohur si një kritik i ashpër i Presidentit Donald Trump.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?