Senatori italian, Roberto Berardi thotë se për kryetarin e bashkisë së Tiranës duhet të ketë një gjykim të drejtë ndërsa masën e arrestit e quan të papërshtatshme dhe të padrejtë.
“Në rastin konkret, duhet të zhvillohet një gjyq i drejtë, ku të dalin faktet. Mund të ndodhë që pas këtij gjyqi, Erion Veliaj të rezultojë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Çfarë do të ndodhë atëherë? Politika e ka sulmuar, e kanë futur në burg, por nëse në fund të procesit ai shpallet i pafajshëm, çfarë do të thuhet? Mediat e kanë fryrë këtë situatë, politika është përfshirë, dhe ai është goditur jo vetëm politikisht, por edhe familjarisht. Ai po sulmohet nga të gjithë për diçka që ndoshta nuk e ka bërë fare. Çfarë do të themi më vonë?”, u shpreh senatori italian sot në një intervistë televizive.
Senatori italian së bashku me kolegun e tij Lorenzo Grassini shkuan dje të takonin Veliajn në paraburgimin e Durrësit për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për ti dhënë mbështetje por nuk u lejuan.
Komente

Po do dale nga burgu, ca do ndodhe. Po sikur te jete i fajshem dhe te jet i lire tani sikurse pretendoni ju??? Keshtu qe lereni drejtesine te beje ounen deri ne fund, na i kurseni keto deklarate gjysmake kot pa lidhje tani. Merruni me pune tjera.
Përgjigju