Politikë

Senida Mesi "i hap krahët" socialistëve: E lumtur nëse kandidohem për kryebashkiake

15 Shkurt 2019, 12:40| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 13:07

  • Share

Ish-zëvendës kryeministrja, Senida Mesi i ka lënë hapur derën socialistëve për ta propozuar atë si kandidate për kryetare Bashkie në Shkodër.

Nga Shkodra, Mesi u shpreh se do të ishte e lumtur nëse do të propozohej. Mesi tha se si shkodrane do ishte e nderuar nëse i besohej kandidimi dhe se në një vit në pozicion te lartë në qeveri ka fituar besimin e qytetarëve të Shkodrës. 

“Në Shkodër ka ardhur momenti që të këtë një ndërrim të pushtetit. Shkodra ka shumë potenciale në radhët e PS-së për të kandiduar. Do të isha e nderuar në rast se më propozojnë”, u shpreh Mesi.

 

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?