Në konferencën për shtyp me kreun e Kuvendit Ruçi, kryeparlamentari i Turqisë Mustafa Sentop duke e vënë theksin në fjalën e tij në atë që ai e quajti organizata terroriste Feto, u shpreh se "Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë tinëzare të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai tha se ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri.
"Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve", tha ndër të tjera Sentop.
Lajmi kryesor:
Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë
K.T.//ReportTv.al