Një serb mbulon targat në Kosovë

Reciprociteti i targave, një tjetër makinë e një serbi që kishte marrë targa RKS digjet në Veri të Kosovës! Reagon SHBA

2 Nëntor 2022, 10:46| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 12:43

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së mërkurës ka marrë informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb. Policia ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në skenën e incidentit dhe se autoritetet janë duke hetuar rastin.

Ky është rasti i dytë i djegies së një makinë në Kosovë për shkak të targave. Më 27 tetor një automjet është djegur në Leposaviç në Veri të Kosovës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok - llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS.

Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente.

Ora 12:28
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë dënon djegien e makinave në veri, i kërkon qeverisë së Prishtinës shtyrjen e vendimit

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar djegien apo shkatërrimin e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat e tyre me targa ilegale serbe, në RKS - Republika e Kosovës. Ambasadori i ShBA-së në Kosovë tha se ShBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës të çdo kujt dhe përpjekjet për të frikësuar ata që synojnë t’i marrin targat RKS.

“SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Jeffrey Hovenier ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së ndaj Kosovës për një zgjatje të plotë të periudhës së konvertimit të targave.

“Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cansj: 02/11/2022 13:13

    Terrorizmi serb ne veri te Kosoves duhet te ndalet. Targat kancerogjene serbe nuk duhet te lejohen ne trojet e kosoves te cilat vrasin ne menyre jodiskriminuese serbet tane ne kosove!

    Përgjigju
  • valdrini: 02/11/2022 12:54

    USA nuk duan nje vater te re konflikti ndaaj dhe kerkojne qe qeveria e Kosoves te shtyje serish afatin. por BE nga ana tjeter nuk duhet te perkedhele Serbine por te jete e vendosur dhe ti imponoje kushte perfundimisht Serbise qe nese do integrimin ne BE te njohe Kosoven shtet te pavarur

    Përgjigju
  • Nik: 02/11/2022 11:27

    The Serbian fascist authorities are still active this has to end and live the people live they lives peacefully, we don’t need this sh.t on Balkan go back to Russia if you don’t want to live with European values.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?