Sport

Serbët kujtojnë 6-vjetorin e flamurit me ‘Shqipërinë e madhe’: I mirëpritëm, por ata na provokuan

14 Tetor 2020, 16:24| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 17:00

  • Share

Sot më 15 tetor bëhen fiks 6 vite që nga dita kur Kombëtarja shqiptare u përball në Beograd me Serbinë për eliminatoret e Euro 2020, në një ndeshje e cila më pas rezultoi një skandal për shkak të ngjarjeve që ndodhën.

Nga serbët nuk u lejua të futej asnjë flamur me simbolet shqiptare, por ‘rregullat i theu’ Ismail Morina, ose ndryshe ‘Ballisti’, i cili me një dron uli në mes të stadiumit flamurin me Shqipërinë e Madhe.

Këtë ditë e kanë kujtuar sot edhe në Serbi, me gazetën më të madhe ‘Kurir’ që shkruan se ‘shqiptarët i mirëpritën, por ata i provokuan’.

“Serbia e mirëpriti Shqipërinë në një stadium të stërmbushur, në ndeshjet për kualifikueset e EURO 2016, por në stadium u shfaq një dron i të ashtuquajturës Shqipëri e madhe. Mitroviç zbret dronin poshtë, por lojtarët shqiptarë e sulmuan atë, për të marrë flamurin. Tifozët të provokuar nga kjo nuk u përmbajtën dhe u futën në fushë ku sulmuan lojtarët shqiptarë, të cilët u futën në dhomat e zhveshjes dhe nuk u kthyen më…

Organizatoi i këtij provokimi skandaloz ishte Ismail Morina, i cili më vonë u bë hero kombëtar në Shqipëri. Morina u ngjit në kishë dhe e lëshoi dronin nga atje. Teka më vonë tha se donte të bënte një verim patriotik për djegien e flamurit shqiptar në Xhenoa. Më vonë gjithashtu kërkoi falje që shkoi te kisha.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Autoctonus: 14/10/2020 17:06

    Paskeni filluar te flisni ne te ardhmen se sot esht data 14, dhe ngjarja ka 6 vjet. Gezuar Shqiperi e Madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?