Milan Radoiçiç

'Serbët s’mund të vuajnë më shumë', gjenden foto të Milan Radoiçiç, mbishkrimet kërkojnë kthimin e tij

5 Shkurt, 12:45| Përditesimi: 5 Shkurt, 13:53

  • Share

Të dielën (4 Shkurt) në Zubin Potok janë gjetur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiç, i dyshuar i pjesëmarrës dhe organizator në sulmin e Banjskës.

Po ashtu në disa objekte janë gjetur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiç”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”.

Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për nxitje të urrejtjes. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani.

“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se prokurori ka vendosur se nuk ka bazë për hapjen e rastit. Radoiçiçi është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe Kosova po e kërkon për frikësim në procedurat gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Kosovës e lidh atë me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Në Kosovë po ashtu janë ngritur tensionet pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që nga 1 shkurti valutë e vetme për transaksionet e pagesave do të jetë euro, që nënkupton heqjen e dinarit serb. Deri më tani, dinarët kanë ardhur në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviç, një komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dinarët janë përdorur nga Banka Postanske stedionice, NLB Komercijalna banka dhe Kompania Publike Posta e Serbisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?