Ura e Lirisë nk Novi Sad, e bllokuar nga studentët serbë

Kosova & Rajoni

Protestat në Serbi/ Studentët bllokojnë 27 orë Urën e Lirisë në Novi Sad! Dje bllokuan dhe 2 ura të tjera

2 Shkurt, 10:51| Përditesimi: 2 Shkurt, 22:43

  • Share

Pas tre muajsh nga rënia e strehimores në stacionin hekurudhor, ku humbën jetën 15 persona, studentët dhe qytetarët e Novi Sadit kanë përfunduar bllokadën e Ura e Lirisë, e cila ka zgjatur 27 orë.

Bllokada ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa filloi dje (1 shkurt 2025) në ora 15:00. Studentët sqaruan se zgjatja e bllokadës me 3 orë kishte të bënte me pastrimin e zonës ku ata qëndruan për 24 orë.

Dhjetra fermerë parkuan traktorët e tyre pranë Urës së Lirisë, duke thënë se donin t'i ruanin studentët nga incidentet dhe sulmet e mundshme nga simpatizantët e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Banorët e Novi Sadit u sollën çaj dhe kafe, petulla, pasta dhe ushqime të gatuara në shtëpi. 

Studentët besojnë se incidenti i ndodhur më 1 nëntor 2024 në Novi Sad është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës.

Në nisje të protestës më 1 shkurt, protestuesit kanë bllokuar për tri orë edhe dy urat tjera të Novi Sadit, Varadin dhe Zhezhel.

Në mbrëmjen e së shtunës, figura të njohura publike dhe kulturore kanë folur para protestuesve. Protestuesit kanë qëndruar në afërsi të urës, nga frika se ajo mund të mbingarkohej.

Studentëve në Novi Sad u janë bashkuar edhe kolegët e tyre prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Në protestë ka pasur edhe qytetarë prej rajoneve tjera të Serbisë.

Prej incidentit të 1 nëntorit në Serbi, mijëra njerëz kanë protestuar rregullisht nëpër rrugë.

Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviç, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Ora 18:31
Studentët në Serbi lirojnë Urën e Lirisë në Novi Sad pas 27 orësh bllokim

1738518211_serbi.jpg

Pas tre muajsh nga rënia e strehimores në stacionin hekurudhor, ku humbën jetën 15 persona, studentët dhe qytetarët e Novi Sadit kanë përfunduar bllokadën e Ura e Lirisë, e cila ka zgjatur 27 orë. Bllokada ka përfunduar në orën 18:00, duke filluar dje në ora 15:00. 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?