Serbi/ Rrëzohet avioni ushtarak 'Mig-21', vdesin dy pilotë

25 Shtator 2020, 19:17| Përditesimi: 27 Shtator 2020, 09:08

  • Share

Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi.

Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore.

Prej aksidentit kanë vdekur të dy pilotët kurse një person ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për pronarin e shtëpisë ku ka rënë avioni, dhe që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Milan Mojsilovic dhe Komandanti i Forcës Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore Gjeneral Majori Dusko Zarkovic kanë formuar komisione për të hetuar shkakun e rrëzimit të avionit në të cilin vdiqën dy pilotë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?