SERBI – Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, kur stacioni ishte i mbushur me pasagjerë të shumtë, të cilët prisnin trenin.
Ministri i Brendshëm në Serbi, Ivica Daçiç tha se grupet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë dy persona të gjallë të cilët ndodhen nën rrënoja.
Mediat serbe njoftojnë për dhjetëra të plagosur, një prej të cilëve thuhet se ka humbur këmbët.
I pyetur se kush është përgjegjës për aksidentin, Daçiç tha se se tani vëmendja duhet të jetë në shpëtimin e njerëzve nga rrënoja.
Mediat serbe kanë publikuar videon nga shembja e pjesshme e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 14 qytetarë.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, falënderoi ekipet e kërkim shpëtimit dhe qytetarë vullnetarë të cilët punuan papushim për të shpëtuar qytetarët që ishin nën rrënoja.
Vuçiç kërkoi nga Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë që personat përgjegjës për këtë, të dënohen ashpër.
“Kur them Qeverinë e Serbisë, kam parasysh përgjegjësinë politike, por edhe penale”, tha Vuçiç.
Ai deklaroi se është e pabesueshme që gjithçka është rinovuar, dhe se vetëm tenda nuk është rinovuar pas 60 vitesh.
Konsorciumi i kompanive kineze CRIC-CCCC njoftoi se mbulesa e betonit e stacionit hekurudhor që u shemb sot në Novi Sad, nuk ishte objekt i punimeve në kuadër të rikonstruksionit të stacionit, në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar.