Kosova & Rajoni

Serbi/ Të shtunën protesta masive, studentët nisin marshimin drejt Beogradit

13 Mars, 14:32| Përditesimi: 13 Mars, 15:00

  • Share

Serbi-Studentë nga disa rajone të Serbisë, do të ecin drejt Beogradit në një marshim disa ditor përpara një proteste masive në 15 mars që do të zhvillohet nën sloganin "15 për 15". Kolona studentësh, nxënësish dhe profesorësh u nisën mëngjesin e kësaj të enjteje nga Novi Sadi, Subotica, Smedereva, në një udhëtim që do ta zhvillojnë në këmbë deri në Beograd ku pritet që të shtunën të zhvillohet një protestë e madhe. Ata kanë planifikuar edhe etapat nga do kalojë marshimi I tyre për ta mbyllur atë në kryeqytetin e serbisë thotë radiotelevizioni publik.

Më 11 mars, studentët i dhanë fund bllokimit thuajse 24 orësh të hyrjes në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë kishin bllokuar edhe ndërtesa e Radio Televizionit të Vojvodinës.

Studentët gjatë kësaj kohe kanë vijuar edhe bllokimin e fakulteteve dhe rektoratit. Janë mbi 63 fakultete të cilat nuk janë funksional aktualisht. Protestat disa mujore të studentëve kanë përfshirë edhe shumë qytetarë të cilët akuzojnë qeverinë dhe mazhorancën qeverisëse për korrupsion dhe paaftësi.

Protesta janë politizuar sidomos nga presidenti Aleksandër Vuçiç i cili me forcë ka kundërshtuar që ato të rrezojnë pushtetin e partisë së tij edhe pse publikisht kryeministri dhe kryebashkiaku i Novi Sadit kanë dhënë dorëheqjen.

Vuçiç kërkoi pas këtyre dy akteve krijimin e një qeverie të re por së fundmi ka ndërruar qëndrim, duke hedhur akuza se protesta janë ndikuar nga shërbime të huaja të cilat sic ka thënë Vuçiç duan të realizojnë edhe në Serbi skenarin e një revolucion me ngjyra si në rastet e shteteve të tjera.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, mendoni se Parlamenti i ri do të jetë më cilësor?