Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë marrëveshjen për gazin, Vuçiç: E përfitojmë më lirë se të gjithë në Evropë

30 Maj 2022, 09:32| Përditesimi: 30 Maj 2022, 09:36

  • Share

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një marrëveshje trevjeçare për gazin me Rusinë në një intervistë me kanalin televiziv serb Pink të dielën, duke e quajtur marrëveshjen "të favorshme" për vendin e tij.

Vuçiç tha se Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje tjetër trevjeçare me ofruesin shtetëror rus të energjisë Gazprom pasi marrëveshja aktuale 10-vjeçare e gazit të skadojë të hënën.

‘Ky është çmimi më i lirë në të gjithë Evropën. Ajo që ramë dakord, me presidenti rus Vladimir Putin, është shumë e dobishme për Serbinë dhe kështu do të nënshkruajmë një kontratë tjetër, e cila është një kontratë trevjeçare”, tha Vuçiç, raporton CNN.

Të dielën, Putin dhe Vuçiç diskutuan furnizimet me gaz natyror në vendin ballkanik, sipas RIA Novosti, e cila citoi Kremlinin të thoshte se Rusia kishte rënë dakord të "vazhdonte furnizimin me gaz natyror të pandërprerë në Serbi".

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse.

Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ai refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?