Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Serbia do të nënshkruajë në tetor marrëveshje 3-vjeçare për import gazi me Rusinë

23 Shtator, 14:40| Përditesimi: 23 Shtator, 14:48

  • Share

Serbia do të nënshkruajë një marrëveshje trevjeçare për importin e gazit me Rusinë muajin e ardhshëm, duke siguruar një furnizim vjetor prej 2.5 miliardë metrash kub gaz natyror, tha kreu i kompanisë shtetërore të gazit për transmetuesin publik RTS.

Dusan Bajatoviç i “Srbijagas” tha se Serbia ka rregulluar tashmë furnizime ditore prej 2.5 milionë metrash kub gaz nga Azerbajxhani dhe merr 9.5 milionë metra kub shtesë çdo ditë nga Rusia.

Ai, po ashtu, shtoi se e vetmja rezervë e gazit e Serbisë përmban 780 milionë metra kub gaz natyror, me një mundësi për 200 milionë metra kub shtesë, që mund të sigurohen nga një depo në Hungari nëse është e nevojshme.

Serbia mbetet një nga blerësit e paktë të mbetur të gazit natyror rus në Evropë, edhe pse kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Qeveria është përballur me presion nga vendet perëndimore për t’u përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por deri tani nuk ka ndërmarrë veprime.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?