Serbia do të prodhojë vaksinën Sputnik V, Vuçiç: Do të ndihmojmë edhe fqinjët 

6 Shkurt 2021, 11:57| Përditesimi: 6 Shkurt 2021, 18:26

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të investojë për të prodhuar brenda vendit vaksinën ruse Sputnik V. Në deklaratën e tij presidenti serb tha se deri në fund të vitit Serbia synon të prodhojë vaksinën ruse jo vetëm për nevojat e saj, por edhe me qëllimin për ta eksportuar në rajon.

"Unë dhe presidenti Putin bëmë një marrëveshje  për të filluar të gjithë procedurën e cila është e komplikuar. Ne do të flasim me ekspertët rusë se si të shpejtojmë të gjitha proceset, për të parë se çfarë na nevojitet, kështu që deri në fund të vitit do të jemi në gjendje të fillojmë prodhimin e vaksinave. Ne do të dëshironim të prodhonim më shumë për të ndihmuar të gjithë në rajon. Sepse nuk ka kuptim që  ne të vaksinohemi dhe fqinjët tanë jo. Pra, kjo është diçka tjetër që ne synojmë të arrijmë”, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç theksoi se vendi do të shpenzonte 200-300 milionë euro ose 0.7 përqind të produktit të brendshëm bruto për të blerë vaksina të mjaftueshme.

Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët aktualisht mund të zgjedhin midis vaksinës prodhuar nga Pfizer I-BioNTech, Sinopharm e Kinës ose Sputnik V e Rusisë. Ndërkohë që në vend pritet mbërritja e vaksinave edhe të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit të COVAX.  Serbia aktualisht ka nivelin e katërt më të lartë të vaksinimit për 100 persona, pas Izraelit, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë që në intervistat e tij të mëparshme ai ka akuzuar BE, se i ka lënë pas dore vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke bërë një krahasim edhe me historinë e Titanikut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?