Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës ka shprehur shqetësimin se i druhet një sulmi të ri nga Serbia.
I pyetur nëse autoritetet e Kosovës kanë ndonjë informacion të inteligjencës për sulmet e reja, Kurti u përgjigj se ka shumë informacione dhe se këto “grupe të armatosura”, të cilave, siç shtoi ai, Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe “po përgatiten për luftë”.
“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën. Ai akuzoi Beogradin dhe grupet e armatosura se duan të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë.
Kryeministri i Kosovës e akuzoi Vuçiqin se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.
Lajmi kryesor:
SHBA: Serbia po çon ushtrinë në kufi me Kosovën, të tërhiqet urgjentisht! Blinken paralajmëron masa ndaj Beogradit për sulmin në Veri! NATO forca shtesë KFOR-it
B.K/ReportTv.al