Serbia dhe Hungaria kanë firmosur një marrëveshje në fushën e mbrojtjes këtë të martë në Beograd. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gashiç dhe homologu hungarez, Kristof Salai-Bobrovnicki. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e cilësoi marrëveshjen me Hungarinë si më të zhvilluarën në rajon, raportojnë mediat serbe.
“Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunim ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiç.
Kjo lëvizje vjen pas marrëveshjes ushtarake të firmosur mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë më 18 mars, për të cilën presidenti serb reagoi ashpër, duke e cilësuar si një “garë armësh” që cenon stabilitetin rajonal, dhe se ishte formuar pa asnjë konsultim me Beogradin zyrtar.
“Kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por ne kemi parë nga reagimet e Kroacisë dhe disa pjesëve të tjera të rajonit se ata nuk janë shumë të interesuar për të. Jam pothuajse i bindur se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as që u është thënë se cilat marrëveshje janë shkelur.”, deklaroi atëherë Vuçiç.
Komente

Duka i Gjenoves, Gjon Durresi themelues i disa qyteteve ne Hungari
PërgjigjuAleance artificiale. Se cfare e lidh Serbine me Hungarine vetem Vucic dhe Orban e di kete. Orban duhet te shfletoje dhe nga pak histori. Qysh ne kohen e Skenderbeut Hungaria ka qene aleate me shqiptaret dhe armike me serbet. Kujtesa e Orbanit duhet te kthjellohet e te shikoje se si serbet e Brankovicit ndaluan Skenderbeun qe te bashkohej me forcat e Janush Huniadit ne betejen vendimtare te ne territorin e Kosoves. Pastaj vjen Lufta e Pare Boterore ku perseri serbet ishin armiq me perandorine austrohungareze. Dhe arrijme ne ditet tona ku komplet Vojvodina duhet te ishte pjese e Hungarise. Por padrejtesisht ben pjese ne Serbi ashtu sic ishte dhe Kosova qe tashme eshte e cliruar dhe e pavarur nga kasapet e Ballkanit.
Përgjigju1000% i sakt Nuk kane lidhje Une mendoj se jane 1 pakice Orban ne Hungari Pervec historise,Vojvodines besoj forte se hungarezet nuk jane keshtu pervec 1 pakice pro ruse Megjithate nuk ka gje Kroacia duhet te ankohet ne Nato
Aleanca pro-ruse
Përgjigju