Ana Brnabiç

Serbia i kërkon të dyja! Brnabiç: Duam dhe Kosovën dhe Bashkimin Evropian

5 Dhjetor 2023, 14:17| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 14:20

  • Share

Serbia kërkon që të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe të mos humbasë Kosovës. Ky është qëndrimi i qeverisë së kryeminsitres, Ana Brnabiç.

Në një intervistë për median serbe, Brnabiç thotë se integrimi në BE nuk do të thotë që populli serb të mos ketë të drejtë të ketë në territorin e shtetit, Kosovën.

“Programi i qeverisë sonë është i qartë, ne do të mbrojmë Kosovën si pjesë të Serbisë dhe do të vijojmë të rrugën drejt Bashkimit Europian”, tha kryeministrja serbe. 

Qëndrimi i kryeministres Brnabiç vjen si përgjigje ndaj një pjesë të politikës serbe, e cila deklaron se nuk mund të hyhet në Bashkimin Europian nëse nuk zgjidhjet çështja e Kosovës.

Për shkak të fushatës elektorale, partitë serbe në qeveri kanë shtuar retorikën kundër Kosovës. Partia Progresiste e Aleksandar Vuçiç pretendon se ka pasur sukses në politikën e saj duke anuluar një sërë njohjesh të pavarësisë së Kosovës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?