Enver Ramadani

Serbia i refuzoi titullin, shqiptarët: Gent Cakaj mbetet ”Qytetar Nderi” për ne

27 Nëntor 2020, 12:36| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 12:39

  • Share

Refuzimi i titullit “ Qytetar Nderi” për ministrin në detyrë të jashtëm të Shqipërisë, nga ministrja serbe e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviq ka nxitur reagimin e shqiptarëve në Serbi.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani i është drejtuar me një letër publike ministrit Cakaj pasi këtij të fundit Serbia i refuzoi titullin ”Qytetar Nderi”.

Ramadani nuk dorëzohet, teksa thotë se Cakaj është mik i Bujanocit dhe do të ngelet ashtu gjithmonë.

 

NJOFTIMI NGA MEPJ

Nëpërmjet një letre publike drejtuar Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, bën me dije se pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vet administrimit lokal, Marija Obradoviq, për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal, Kryediplomati Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit.

Siç thekson Ramadani në letrën e tij, angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie.

“Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane, Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit.” – u shpreh Ramadani.

Sipas Ramadanit, arsyetimi i ministres Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen “Qytetar nderi” të Kreut të Diplomacisë Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit, por pikërisht për vetë ministren dhe qeverinë që i takon ajo.

“I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviq për dhënien e pëlqimit. Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.”- përfundoi Ramadani.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?