Serbia ka vënë ushtrinë në gatishmëri, Çollaku: Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës

1 Nëntor 2022, 13:22| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 13:29

  • Share

Deputeti demokrat Keshnik Çollaku ka reaguar pas lajmit se Serbia ka vendosur në gatishmëri ushtrinë pasi Kosova po qorton shoferët me automjete me targa serbe. Çollaku shkruan se Shqipëria duhet të qëndrojë në krah të Kosovës dhe në mbrojtje të paqes në rajon.

“Lajmi se Serbia dhe presidenti Vuçiç ka ngritur gjendjen e gatishmërisë se ushtrisë për shkak të masave të reciprocitetit për targat të cilat qeveria e Kosovës ka vendosur të implementojë është një reagim extremalisht disproporcional dhe që ekspozon një mentalitet agresiv e luftëdashës të Serbisë sot.

Këto kërcënime nuk janë vetëm kundër Kosovës por paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në çdo rast Shqipëria është e duhet të qëndrojë në krah të Kosovës dhe në mbrojtje të Paqes e Stabilitetit të Rajonit.

Shqipëria duhet të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë në raport të marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën”, shkruan Çollaku.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Nis sot zbatimi i masave për reciprocitetin, makinat me targa serbe marrin qortim! Kërcënon Beogradi: Ushtria serbe është gati


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?