Ivica Dacic

Serbia kërkon ekstradimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani

25 Korrik, 16:11| Përditesimi: 25 Korrik, 16:13

  • Share

Serbia kërkon ekstradimin nga Maqedonia e Veriut të ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i ndaluar një javë më parë në vendkalimin kufitar Jazhince.

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, tha se kjo varet nga organet e brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Ai sot në Tabanocë, gjatë takimit me homologun e tij maqedonas Pançe Toshkovski, tha se Serbia ka një listë për flet-arreste ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së “të dyshuar për krime lufte në Kosovë.”

“Ne kemi listën e shumë njerëzve që kanë marrë pjesë në “krime” gjatë kohës së luftë, i kemi proceduar dhe lëshuar flet-arrest. Përmes tyre, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të sillet vendim për ekstradim, por kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut”, tha Daçiq.

Me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues 30-ditor.
Ai u ndalua më 17 korrik 2024 në vendkalimin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe u transferua në burgun e Shutkës në Shkup.

I pyetur mbi akuzat e fundit nga Kosova, se Milan Radojçiq, organizatori i sulmit terrorist në Banjska, po planifikon sulme të reja në Kosovë, dhe se pa dorëzimin e tij nuk mund të ketë mirëkuptim për bisedimet mes vendeve, ministri Daçiq tha:

“Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo absolutisht nuk mund të ndodhë. Ne nuk kemi direkt bashkëpunim me përfaqësuesit e tyre. Ne të gjitha bashkëpunimet i kemi me EULEX dhe shkëmbejmë informacione në lidhje me këto procese”, tha ai./ Kosova Press

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 29/07/2024 13:11

    Tashme qe ne maqedoni eshte vendosur pushteti i brastfo jedinstfos ska dyshim se edhe do te transferohet i arrestuari ish pjesetar i uçk-s por edhe do arrestohen te tjer, kjo lufte veq ka filluar me kete Ramadanin e do vazhdon me te tjer ne fillim per ta testuar reagimin e faktorit shqiptar por edhe nderkombetar, pasta do shifni se si do vazhdon pasi edhe vzt kurrci eshte deklaruar se do ta pastron politiken nga ata qe kan shkaterruar serbosllavine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?