‘Serbia komb gjenocidal’ Vuçiç nëpër botë për të penguar rezolutën e OKB-së

6 Prill, 13:42| Përditesimi: 6 Prill, 14:02

  • Share

BEOGRAD- Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike për të ndaluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara, që do ta shpallte atë një komb gjenocidal.  Ndaj Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se synon që në pak ditë të bisedojë me liderët e 50 vendeve

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh Egjiptin si një vend që ka një ndikim të madh”, deklaron Vuçiç.

Presidenti serb bëri me dije gjithashtu se bashkë me ekipin shtetëror do të udhëtojnë për në Nju Jork për të ndaluar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Dokumenti, i cili kërkon që 11 korriku të jetë dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë, dënimin e të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore, është përpiluar nga Gjermania dhe Ruanda.

Raportohet se për miratimin e rezolutës janë angazhuar Britania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Shqipëria, Franca dhe shumë shtete të tjera me shumicë myslimane. Rezoluta mund të hidhet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fund të këtij muaji.

Për miratimin e saj nevojitet një shumicë e thjeshtë. Rezoluta në fjalë nuk është e natyrës detyruese, por ka një peshë të madhe politike, dhe me gjasë do t’i vendosë emërtimin Serbisë, një komb gjenocidal.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?