Shqipëri 0-0 Serbi në 'Air Albania', Tiranë - 7 qershor 2025

Sport

Kupa e Botës/ Sfida vendimtare në Leskovac, Shqipëria e gjen Serbinë me mungesa

26 Shtator, 14:44| Përditesimi: 26 Shtator, 14:56

  • Share

Kombëtarja serbe e futbollit po përballet me telashe serioze përpara ndeshjes së 11 tetorit kundër Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit. Trajneri Dragan Stojkoviç do të duhet të përballet me mungesa të rëndësishme në një duel që pritet të jetë vendimtar në garën për vendin e dytë në Grupin K.

Nikola Milenkoviç dhe Sasa Lukiç janë të pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa lajmi i fundit vjen nga Gjermania, ku klubi i Leipzig ka konfirmuar se Kosta Nedeljković vuan nga një problem fizik dhe rrezikon të mos grumbullohet. Kështu, numri i titullarëve jashtë kësaj përballjeje arrin në tre.

Mediet serbe raportojnë se Stojkoviç po shqyrton afrimin e lojtarëve të rinj, si Aleksandër Stankoviç, djali i legjendës Dejan Stankoviç dhe sulmuesin Andrej Iliç.

Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Duboçiça” të Leskovacit dhe pritet të ketë ndikim të madh në ecurinë e grupit, ku Shqipëria dhe Serbia po luftojnë kokë më kokë për zonën kualifikuese.

Me tetë pikë Shqipëria mban vendin e dytë, teksa tanët kanë luajtur pesë ndeshje. Serbia me katër ndeshje të luajtura ndodhet në vendin e tretë me shtatë pikë. Në vend të parë me 15 pikë të plota ndodhet Anglia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?