Kryeministri Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Serbia ndaloi sportistët nga Kosova, i përgjigjet Kurti: Ta tregojë forcën në ring të boksit, jo në kufi

25 Tetor 2021, 22:40| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 22:56

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se vendimi i Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit paraqet “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”. Kurti tha se i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë “këtë shkelje dhe veprim diskriminues”.

“Serbia duhet të tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje e normave ndërkombëtare të sportit. I bëj thirrje BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ta dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues”, shkruan Kurti.

Reagimi vjen pasi autoritetet serbe nuk i lejuan boksierët kosovarë që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se Federata e Boksit e Kosovës duhet të trajtohet njësoj si të tjerat. Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Kampionati Botëror i Boksit nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Kosova përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Nga ana tjetër ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, paralajmëroi se Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe. Sipas tij, në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?